Një metodë e thjeshtë dhe e shkallëzuar për një studim biblik të dobishëm dhe për zbatim jetësor. Shumë të krishterë dëshirojnë një kuptim më të thellë të Biblës, por u mungon një metodë e frytshme studimi. Të tjerë mendojnë se njohja e thellë e Biblës kërkon më tepër kohë nga sa kanë në dispozicion. Në këtë libër, folësi, autori dhe apologjisti i njohur ndërkombëtar, Xhon Mekdouell, tregon për metodën e tij për t’u futur në thellësi të Biblës: një metodë që ti mund ta përshtasësh sipas programit tënd. Ai të udhëheq përmes tre hapave të thjeshtë që mund t’i përdorësh në tërë Shkrimin për të nxjerrë kuptimin më të thellë që ke dëshiruar gjithmonë. Hapi i parë: Si ta “shikosh”. Një udhëzues rreth vëzhgimit Hapi i dytë: Si ta “njohësh”. Një udhëzues rreth interpretimit Hapi i tretë: Si ta “vësh në praktikë”. Një udhëzues rreth zbatimit
JMM